Politika e privatësisë

Rrjeti diplomatik francez obligohet që të sigurojë që mbledhja dhe përpunimi i të dhënave tuaja të jetë në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave të 6 Janarit 1978 dhe me Rregulloren (BE) 2016/679, lidhur me mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me trajtimin e të dhënave personale.

Gjatë vizitës së faqes sonë, biskotat depozitohen në kompjuterin tuaj, në telefonin tuaj celular ose në tabletin tuaj. Ne i shfrytëzojmë këto biskota në faqen tone, për të përcaktuar numrin e vizitave të faqes sonë, por gjithashtu për t’ju ofruar video-përmbajtje, për të ndarë përmes klikimit të butonave, pastaj informacione rreth përmbajtjes së mediave (platformave) sociale, si dhe përmbajtje të animuara dhe interaktive.

Përkufizimi i biskotës

Biskota është një skedar teksti që depozitohet në kompjuterin tuaj kur vizitoni faqen ose kur shikoni një reklamë. Ajo mundëson që të ruhen të dhënat e përdoruesit për të lehtësuar navigimin dhe për të mundësuar ca funksione të caktuara. Biskotat menaxhohen nga shfletuesi juaj i internetit.

Tre lloje të biskotave janë të depozituara në faqen tonë

1. Biskota të brendshme, të nevojshme për funksionimin e faqes së internetit

Këto biskota i mundësojnë faqes që të funksionojë në mënyrë optimale. Ju mund t’i refuzoni ato dhe t’i fshini duke përdorur cilësimet e shfletuesit tuaj, por cilësia e përvojës suaj përdoruese mund të reduktohet.

Emri i biskotësQëllimiKohëzgjatja e ruajtjes
cb-enabled Regjistro vendin apo preferencën e vizitorit për depozitimin e një biskote për matjen e audiencës 1 vit
2. Biskota për matjen e audiences

Mjetet e matjes së audiencës përdoren për të marrë informacione rreth navigacionit të vizitorëve. Ata ndihmojnë për të kuptuar se si përdoruesit arrijnë në një ueb-faqe të caktuar dhe si rindërtojnë ecejaken (lëvizjen) e tyre.

Faqja jonë e internetit përdor mjete për matjen e audiencës AT Internet (Xiti).

Emri i biskotësQëllimiKohëzgjatja e ruajtjes
idrxvr Statistika AT Internet 13 muaj

Ju mund të zgjidhni t`i refuzoni këto biskota për matjen e audiencës përmes parametrave, respektivisht duke konfiguruar cilësimet e shfletuesit tuaj (lexoni më poshtë).

3. Biskotat e palëve të treta, të dizajnuara për të rritur interaktivitetin e faqes

Faqja jonë përdor shërbime të caktuara, që ofrohen nga palë të treta. Këto përfshijnë:

  1. Butona për ndarje (Twitter, Facebook, Linkedin);
  2. Video të postuara në faqe (Youtube);
  3. Përmbajtje nga platforma e rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, Instagram, Linkedin, Weibo).

Këto funksione përdorin biskota të palëve të treta që depozitohen drejtpërsëdrejti nga këto shërbime.

Mënyrat dhe mjetet për të refuzuar depozitimin e biskotave

Ju mund të zgjidhni gjithmonë opcionin e çaktivizimit të biskotave. Ja procedura për t`i refuzuar ato me parazgjedhje tek shfletuesit më të përdorur.

Nëse përdorni Firefox:

  1. Klikoni butonin e menysë dhe përzgjidhni Opcionet
  2. Zgjidhni Panelin e Privatësisë dhe shkoni te seksioni, Historiku
  3. Në menynë zbritëse pranë Rregullave të Ruajtjes: Zgjidhni opcionin Përdor cilësimet e Personalizuara për Historikun
  4. Përzgjidhni kutinë Pranoni biskotat që të çaktivizoni biskotat
  5. Në listën zbritëse Pranoni biskota nga palët e treta, zgjidhni asnjëherë
  6. Mbyllni faqen about: preferences. Të gjitha ndryshimet që i keni bërë do të ruhen automatikisht.

Nëse përdorni Chrome:

  1. Në këndin e sipërm djathtas, klikoni Më shumë> Cilësime
  2. Në pjesën e poshtme, klikoni Ecni më tutje (avansoni)
  3. Në seksionin Privatësia dhe Siguria, klikoni Cilësimet e Përmbajtjes
  4. Klikoni mbi Biskotë
  5. Çaktivizoni opcionin Mundësoi faqeve të ruajnë / lexojnë të dhënat e biskotave
  6. Klikoni OK për të konfirmuar.

Nëse përdorni Internet Explorer:

  1. Zgjidhni butonin Veglat, pastaj Opcionet për Internet
  2. Zgjidhni skedën për Privatësi dhe nën Cilësimet, zgjidhni opcionin Ecni më tutje (avansoni)
  3. Aktivizoni kutinë "Injoroni menaxhimin automatik të biskotave" dhe përzgjidhni Refuzo në kolonën Biskota nga palët e treta.

Për çdo pyetje sa i përket informatave në lidhje me të dhënat personale dhe biskotat, ju mund të na shkruani nëpërmjet formularit tonë të kontaktit.

Retour en haut